Pamjet virale/ Kiara godet Luizin në fytyrë, shkak TikTok-u(Video)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të ndjekur e komentuar në rrjetet sociale, ku çdo postim i tyre tërheq menjëherë vëmendjen e publikut.

Së fundmi, dyshja janë bërë pjesë e trendit “Dame Un Grr”, një nga videot virale më të shpërndara në TikTok.

Në pamjet e publikuara nga çifti, Luizi shfaqet duke imituar lëvizjen tipike të trendit — një gjest i ngjashëm me një mace — por momenti që ka shkaktuar më shumë reagime është ndërhyrja e Kiarës, e cila e godet me shaka në fytyrë.

Me këtë veprim, ajo duket se i jep një mesazh të qartë partnerit të saj: “Kaq mjafton!” – duke sjellë reagime të shumta e të qeshura nga ndjekësit, të cilët e kanë parë skenën si një ndër më zbavitëset e ditëve të fundit.

Çifti vazhdon të ruajë një raport të ngushtë me fansat, të cilët prej kohësh e kanë ndjekur historinë e tyre që nga ditët e “Big Brother VIP Albania” e deri më sot, në jetën reale.