Një video e publikuar në Instagram nga aktorja dhe influencerja Eliona Pitarka është bërë virale kohët e fundit, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve të saj shqiptarë, por edhe të audiencës ndërkombëtare.
Videoja, e cila ndjek trendin e njohur të Nicki Minaj, ku përdoruesit pozicionohen mbi një top balancues ose sipërfaqe tjetër të pasigurt, ka shkaktuar polemika për shkak të mënyrës se si është realizuar.
Në pamjet e postuara, Eliona shfaqet duke balancuar në një tenxhere metalike, veshur me taka të larta dhe duke mbajtur në krah foshnjën e saj, ndërkohë që pi nga një shishe e bardhë.
Përshkrimi “Just balancing life like” shoqëron videon, duke e trajtuar momentin si një metaforë të jetës së një nënë moderne.
Por shumë ndjekës nuk e kanë parë kështu. Komentet kanë qenë të shumta dhe të ashpra:
“Je një nënë e pakujdesshme”; “E urrej këtë trend”; “si mund të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm?”; “Po vë në rrezik jetën e fëmijës për një trend në Instagram”- ishin disa prej komenteve në video.


Kritikat nuk kanë ardhur vetëm nga shqiptarët. Falë përhapjes së shpejtë të videos në rrjetet sociale ndërkombëtare, përdorues nga vende të ndryshme kanë reaguar me shqetësim.


