Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Marvel

Sot është një ditë e veçantë për aktoren Ana Lika dhe vogëlushen e saj, Marvel, e cila feston 6 muaj nga ardhja në jetë.

Me këtë rast, Ana ka ndarë me ndjekësit në Instagram për herë të parë portretin e vajzës së saj, duke postuar dy foto të ëmbla dhe plot dashuri.

Në njërën prej tyre, Ana shihet duke përqafuar të bijën, e cila mban veshur një fustan të bardhë të zbukuruar me zemra të kuqe – një detaj që shton më shumë ëmbëlsi në imazh.

Mrekullia ime Marvel. Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di si kanë kaluar kaq shpejt këto muaj. Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde (dhe me tulet e tua). Faleminderit që më dhe emrin ‘mami’”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e postimit.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin që publikimi i portretit ishte një vendim i ndjeshëm:

Më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta, se e di që e ke qef privatësinë”.

Ky postim ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë uruar Marvel-in për këtë përvjetor të ëmbël, duke i dërguar dashuri dhe komente pozitive.