U dhunua bashkë me të atin, flet Genard Hajdini: Ja çfarë ndodhi

Genard Hajdini dhe babai i tij janë dhunuar në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur një person ende i paidentifikuar i ka goditur të dy me grusht në fytyrë.

Pas incidentit, Genardi dhe babai i tij janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku morën mjekim për plagët e marra. Gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e rrezikshme për jetën.

Vetë Genardi, në një video të shpërndarë në rrjet, ka dhënë një version të shkurtër të ngjarjes:

Na rrafi njëri, na bëri peshk fare. Ishte i fortë, i fortë i dheut. Po fajin e kishte dhe çik baba se foli me zë të lartë. Po dhe ai vetë e krujti, se i ra babës me grusht të parit.

Kur shkova unë me taksi, më ra dhe mua. Padi direkte në komisariat”

Deri tani nuk ka të dhëna për identitetin e agresorit, ndërsa nuk dihet nëse është bërë ndonjë kallëzim zyrtar për ngjarjen.