Pa prisni pak! Kiara Tito merr drejtimin e këtij festivali?

Kiara Titon pritet ta shohim në rolin e prezantueses së edicionit të ardhshëm të “Kënga Magjike”?

Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale ka hapur menjëherë diskutime, pasi në të shfaqen Kiara dhe Luizi në një ambient familjar me Ardit Gjebrean dhe familjen e tij.

Në atë që duket si një moment i kapur rastësisht, Luizi dëgjohet duke thënë:
E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”

Kjo fjali, megjithëse me tone humoristike, ka mjaftuar për të ndezur spekulimet se Kiara mund të jetë në bisedime për të prezantuar një nga festivalet më të njohur muzikor në vend në vitin 2025.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por prezenca e saj pranë Ardit Gjebreas dhe mënyrën se si u shpreh Luizi, publiku e ka lexuar si një sinjal të qartë.

Nëse kjo ndodh, do të ishte një rikthim i rëndësishëm për Kiarën në skenën televizive.