“Mami dhe babi”, Dafina dhe Kreshniku bëjnë daljen e parë në publik që kur u bënë prindër

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshniku janë shfaqur për herë të parë së bashku në publik që pas lindjes së djalit.

Çifti u fotografua gjatë një dasme ku ishin të ftuar, ndërsa fotoja u shpërnda nga vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram.

Të veshur me elegancë dhe me buzëqeshje të ndritshme në fytyrë, Dafina dhe Kreshniku rrezatuan lumturi, ndërsa postimi u shoqërua me përshkrimin: “Mami & Babi”.