Ish-partnerja e Philip Plein krah Finemit, kërcënimet në rrjet: Drit me sy s’do shohësh

Justyna Gradek, ish-partnerja e biznesmenit të njohur gjerman Philip Plein, ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale ku shfaqet në shoqërinë e reperit shqiptar Finem.

Pamjet kanë mjaftuar për të ngjallur reagime të menjëhershme në komente, me ndjekës që kanë nisur menjëherë të aludojnë për një afrim mes tyre.

Por përveç spekulimeve për një lidhje të mundshme, ajo që ka rënë më shumë në sy është toni i rëndë i komenteve. Justyna është përballur me një valë mesazhesh kërcënuese dhe fyese, disa prej të cilave me përmbajtje të drejtpërdrejtë shqetësuese.

Fraza si: “Rrezik për jetë je ti”, “Tvrras”, apo “Dritë me sy s’do shohësh”, janë vetëm disa nga komentet që i janë drejtuar modeles, duke e kthyer videon në një rast të dukshëm të dhunës verbale në rrjet.

Deri tani, as Justyna dhe as Finem nuk kanë reaguar publikisht për këtë situatë. Ndërkohë, përmbajtje të tilla ngrejnë sërish shqetësimin për gjuhën e urrejtjes dhe mungesën e filtrimit në platformat sociale.