Instagrami vjen me 3 ndryshime të reja që po trazojnë Internetin

Instagram ka nisur të prezantojë tre funksione të reja që do të jenë të disponueshme nga dita e sotme.

Funksioni i parë (që ka marrë edhe shumë kritika për shkak të ngjashmërisë me TikTok-un) është Repost, që i lejon përdoruesit të ripostojnë Reels ose postime nga feed-i i të tjerëve.

Këto do të shfaqen në një seksion të ri në profilin tuaj të quajtur “Reposts”, duke vepruar si një lloj koleksioni personal i përmbajtjeve që zgjidhni të ndani sërish.

Risia e dytë është Instagram Map, një opsion me pëlqim paraprak (opt-in) për ndarjen e vendndodhjes përmes mesazheve private. Funksioni synon të ndihmojë miqtë të koordinohen më lehtë për t’u takuar ose për të zbuluar vende të afërta.

Ndërkohë, Friends Tab është seksioni i ri brenda Reels ku do të mund të shihni çfarë përmbajtjesh kanë pëlqyer, komentuar apo ripostuar miqtë tuaj. Po ashtu, mund të nisni biseda direkt përmes reply bar që shfaqet nën secilin video.

Të tre funksionet synojnë të thellojnë ndërveprimin mes miqve në aplikacion dhe ta bëjnë më të lehtë ndarjen e përmbajtjes apo planeve në jetën reale.