Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri pas suksesit të “Sunny Hill”: Erdha në shtëpi

Pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet e saj verore në jugun piktoresk të Shqipërisë.

Pas një performance të zjarrtë në natën e parë të festivalit, që mblodhi artistë ndërkombëtarë dhe dashamirës të muzikës nga e gjithë bota, Dua ka ndarë me ndjekësit e saj një moment relaksi nga riviera shqiptare.

Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar, ku shfaqet një perëndim dielli mbi ujërat kristal të detit Jon.

Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, ka shkruar ajo në foto, duke reflektuar emocionin dhe lidhjen me vendin e origjinës.

Dua Lipa prej vitesh është një ambasadore e rivierës së Shqipërisë, por edhe Kosovës. Përmes muzikës së saj, intervistave në mediat ndërkombëtare dhe përkushtimit për promovimin e trashëgimisë kulturore, ajo ka ndihmuar në rritjen e imazhit të vendeve tona në skenën botërore.