Prej kohësh i zhdukur, çfarë ka ndodhur me Seldi Qalliun?

Dikur një nga emrat më të pranishëm në mediat rozë, Seldi Qalliu ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes, me lajme që nisnin nga muzika e deri te jeta e tij private.

Pothuajse çdo lëvizje e tij shndërrohej në titull, ndërsa prezenca e tij në rrjete sociale dhe në skenë ishte e vazhdueshme.

Por prej kohësh, Seldi është distancuar nga kjo vëmendje. Aktiviteti i tij në Instagram është minimal, me vetëm një apo dy postime në vit. Ai jeton tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket se po zhvillon një kapitull të ri në jetën e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një këngë të re në platformën Spotify me titullin “Love Me”, një projekt në gjuhën angleze që shënon një largim të qartë nga stili i tij i dikurshëm.

Ende nuk dihet nëse ky është një fillim i qëllimshëm për të synuar tregun ndërkombëtar, por fakti që është rikthyer me muzikë pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ka ngjallur interes.