Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një bisedë mes Gjestit dhe Kader Kicajt, e cila ka mjaftuar për të ndezur aludime.
Në një nga postimet e fundit të Kaderit në Instagram, Gjesti ka lënë një koment të thjeshtë – një emoji çokollate. Edhe pse minimal, ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
Ajo që e bëri momentin edhe më të diskutuar ishte përgjigjja e Kaderit, e cila shkroi: “Jom 🤭🤫”.
Prej disa kohësh, dyshja ka pasur ndërveprime të shpeshta në rrjete sociale, me pëlqime dhe komente që më parë janë parë si miqësore, por që tashmë po marrin kuptime të reja.
Ky moment i fundit ka shtuar dyshimet: a kemi të bëjmë me një flirt të hapur, apo është thjesht një lojë virtuale mes dy personazheve të njohur?

