Aktori dhe moderatori i njohur Olsi Bylyku ka zgjedhur një mënyrë mjaft emocionale për të uruar ditëlindjen e partneres së tij, Denada.
Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet duke shkëmbyer një puthje me të dashurën, shoqëruar me një mesazh të ndjerë.
Në dedikimin e tij, Olsi shpreh thellësisht mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që Denada i ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në çift.
Ai vlerëson përkushtimin e saj të palëkundur, duke treguar se ajo ka qenë gjithmonë pranë tij, pa kërkuar shpjegime, por duke dashur në mënyrë të pastër dhe të sinqertë.
“Te dashurosh është bukur, por të dashurosh dhe të riskosh është lavdi”, shkruan Olsi, ndërsa falënderon partneren për mësimin më të bukur që ka marrë – çfarë do të thotë dashuri e vërtetë.
“Gëzuar ditëlindjen Amla. Të dua!”, e përfundon ai urimin e tij prekës.

