Fero ka postuar një mesazh për vajzën e tij, Ninën, në rrjete sociale, duke treguar mallin që ndjen për të bijën pas 1 viti që nuk takohen më.
Në një story në Instagram, Fero postoi një portret të vizatuar të vetes dhe vogëlushes, me mbishkrimin:
“Pothuajse një vit pa ty. Ndoshta e ke harruar se kush është babai yt ose ndoshta të ka marrë malli për mua. Mendimet e mia shkojnë thellë për ty. Na bënë padrejtësi vogëlushe.”
Në fund, Fero e shoqëron mesazhin me hashtagun “shtet i korruptuar”, duke lënë të kuptohet se vazhdon të ndalohet prej ligjit për të mos parë vajzën e tij, ndonëse në shtator të vitit të kaluar, Fero njoftoi se i ishte caktuar kujdestaria e saj për një vit.

