Luana Vjollca futet në garë për të marrë drejtimin e këtij festivali

Moderatorja Luana Vjollca ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH.

Burime për Vip Magazine konfirmojnë se dokumenti është dorëzuar dhe ndodhet në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, megjithatë deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, autorja Zefina Hasani, e cila ka qenë më parë pjesë e edicioneve të festivalit, është kontaktuar për të marrë përsëri rolin e autores, por e ka refuzuar ofertën për shkak të angazhimeve të tjera profesionale.

Në vend të saj, burime të afërta me institucionin publik bëjnë me dije se emri në diskutim për autorësinë e festivalit është gazetari dhe moderatori Ervin Kurti.