Fansi kalon limitet, momenti kur Dua Lipa ia kthen në Sunny Hill

Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”, ndërsa ndodhej në zonën VIP dhe po përshëndeste fansat.

Ajo kishte pranuar të firmoste vetëm një bluzë – gjë që e bëri të qartë me gjeste – por një person nga turma i hodhi një tjetër bluzë që përfundoi në fytyrën e saj.

Dua reagoi menjëherë. Ia ktheu bluzën pa e firmosur dhe pa u ndalur.

Videoja e këtij momenti është shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe shumica e komenteve janë mbështetëse.

Shumë prej ndjekësve thonë se bëri shumë mirë dhe se vendimi i saj duhej respektuar: “Respekti bëhet me respekt”, “As nuk e pyeti fare”, “Ashtu duhej të bënte. Lërini njerëzit rehat”.