“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Sara Gjordeni, e njohur për publikun nga prania e saj në ekran dhe mediat sociale, ka zbuluar së fundmi një anë të panjohur më parë të jetës së saj.

Siç duket, përtej imazhit publik, ajo ka pasur një pasion të madh dhe mjaft të suksesshëm në një fushë krejtësisht të ndryshme: atë të shahut.

Shkak për këtë zbulim u bë një postim i ëmbël në rrjetet sociale, ku Sara shfaqi vajzën e saj të vogël, Nea, pranë një tavoline shahu. Pikërisht kjo foto i dha mundësinë të ndante me ndjekësit një fakt surprizues nga e kaluara e saj.

Në mbishkrimin e fotos, ajo zbuloi arritjen e saj mbresëlënëse në këtë sport.

“A e dini se mami i Neas ka qenë 12 herë kampione për të rinjtë në rrethin e Beratit, brenda 6 viteve?”, shkroi Sara, duke treguar se loja e mendjes ka qenë një pjesë e rëndësishme dhe e suksesshme e rinisë së saj.