Një vajzë e vogël ka marrë ndihmë të menjëhershme mjekësore në Gaza pasi u qëllua në kokë nga një plumb, që sipas raportimeve, është lëshuar nga një dron izraelit.
Fëmija, e identifikuar si Lana Al-Basous, u trajtua të mërkurën në një qendër shëndetësore lokale. Plumbi kishte mbetur i ngulur midis kafkës dhe lëkurës së kokës, pa depërtuar më thellë.
Ngjarja është përshkruar nga një fotograf që dokumentoi momentin si “përtej imagjinatës”.
Lufta në Gaza ka shënuar mbi 60,000 viktima, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Spitalet janë tejmbushur dhe morgjet janë të pamjaftueshme për fluksin e të vdekurve. Në shumë raste, kufomat po varrosen mes çadrave ku janë strehuar familjet e zhvendosura. Disa prej strehimeve janë shndërruar tashmë në varreza.
Në këto kushte, personeli mjekësor detyrohet të trajtojë vetëm pacientët që kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, për shkak të mungesës së theksuar të resurseve.
