Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, transferohet te ky ekip i njohur

Armando Broja zgjidh dilemat për të ardhmen dhe do të vazhdojë karrierën në Premier Ligë, ndonëse jo më të klubi i Chelsea.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Chelsea dhe Burnley kanë arritur një akord për transferimin e futbollistit me një blerje përfundimtare.

Burnley, i cili drejtohet nga ish-mesfushori i njohur anglez Skot Parker, u ngjit këtë sezon nga Championship përsëri në elitë, por ka synime që të përforcohet me emra cilësorë që të mos bëjë përsëri rrugën e kundërt në fund të sezonit.

Kohët e fundit kësaj skuadre iu bashkua edhe një emër shumë i njohur si Kyle Walker, ish-kapiteni i Mançester Sitit.