VIDEO/ Salsano kërcen mbi turmë, asnjë se pret dhe rrëzohet keq në tokë

Një incident gjatë një shfaqjeje në Bulqizë nuk e ndaloi aspak aktorin e njohur të humorit, Salsano Rrapi, i cili rrëshqiti dhe u rrëzua nga skena në tokë, ndërsa po interpretonte një skeç në kuadër të një aktiviteti festiv.

Në një moment gjatë interpretimit, Rrapi bëri një lëvizje si me shaka, duke u afruar drejt publikut si të donte të hidhej mbi ta, por ndaloi në çastin e fundit. Megjithatë, humbi ekuilibrin, rrëshqiti dhe ra nga skena.

Asnjë nga të pranishmit nuk reagoi për ta kapur apo për të zbutur rënien, ndërsa aktori përfundoi në tokë.

Pas incidentit, Rrapi e trajtoi ngjarjen me stilin e tij të zakonshëm, duke postuar videon në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Video më e plotë e hedhjes sime nga trampolina në Bulqizë…”.