Reagon policia dhe merr këtë vendim ndaj prindërve shqiptarë që morën zvarrë vajzën e tyre të mitur

Një video e publikuar ditën e sotme ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit të Ri në Korçë, ku një vajzë e mitur shihet duke qarë, ndërsa prindërit e saj e tërheqin zvarrë në rrugë.

Në pamjet filmike, babai shihet duke e kapur vajzën për flokësh, ndërsa nëna e mban nga krahu. Vajza duket e frikësuar dhe e tronditur nga situata.

Policia e Korçës ka identifikuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë dy prindërit që shfaqen në video. Bëhet fjalë për një shtetas me origjinë turke dhe një shtetase shqiptare, të dy me nënshtetësi holandeze.

Në deklarimin e dhënë para policisë, ata janë justifikuar duke thënë se vajza kishte ngulur këmbë për të blerë lodra dhe kishte refuzuar të ecte, ndaj e kanë tërhequr në atë mënyrë.