Një shkëmbim postimesh në rrjetet sociale ka ngritur dyshime për një përplasje mes Noizyt dhe Don Xhonit.
Gjithçka nisi me një postim të Don Xhonit në Instastory, ku ai publikoi një foto me celular në dorë pranë një makine, me mbishkrimin: “Alo, dyshi, njëshi këtu”.
Pas këtij postimi, Noizy reagoi me një foto pranë një Ferrari ngjyrë lejla, i mbushur me para, dhe shkroi: “1-shi, 2-shi, 3-shi, pastaj vazhdojnë të tjerët”. Ky mbishkrim u interpretua si përgjigje për postimin e Don Xhonit.
Më vonë, të dy vazhduan me postime që u konsideruan si kunja. Noizy shkroi: “Ashtu mendova edhe unë“, ndërsa Don Xhoni postoi: “Come on Barbie, let’s go party!“, me sfond lejla, ngjyrë që u lidh me makinën e Noizyt.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një përplasje reale apo për një lëvizje për të tërhequr vëmendje për ndonjë projekt të mundshëm të përbashkët.
Në një deklaratë më të hershme, Noizy kishte folur pozitivisht për Don Xhonin, duke thënë në një intervistë për “Why Not” se ky i fundit kishte qenë fans i tij në moshë të vogël dhe se e kishte përgëzuar për suksesin që kishte arritur.



