Një video shqetësuese është publikuar në Internet, ku duket një vajzë e vogël që qan dhe tërhiqet zvarrë nga prindërit e saj.
Në video, vajza e vogël duket e shqetësuar dhe e frikësuar, ndërsa prindërit e saj, të cilët janë të panjohur për momentin, e tërheqin atë me forcë.
I ati duket që e ka kapur për flokësh dhe e tërheq zvarrë ndërsa nëna nga krahu.
Dëshmitari, i cili ka filmuar pamjet, thotë se vajza kishte qenë duke qarë brenda qendrës tregtare, ndoshta për shkak të një blerjeje që ajo nuk e kishte mundur të realizonte. Disa minuta më pas, ajo është tërhequr zvarrë përmes rrugës dhe drejt pazarit nga prindërit e saj.
“Përshëndetje! Dua ta hedhësh këtë robin në Korçë. Kishte 15 minuta afërsisht që nga qendra tregtare deri te pazari po dhunonte vajzën e vogël dhe po e tërhiqte zvarrë nga flokët. Se kuptova pse, por thjesht ishte brenda në qendrën tregtare që atje po qante dhe kur dolën nga aty po e tërhiqte zvarrë, Me shumë mundësi ka dashur të blejë ndonjë gjë dhe nuk ja ka marrë dhe ka nisur të qajë“, shkruan qytetari.
