Sara Hoxha ka reaguar hapur në rrjetet sociale pas një komenti kritik nga një ndjekëse, e cila e akuzoi për “promovimin e sjelljeve të rrezikshme” pasi ajo ishte parë duke vendosur produkte për kujdesin e lëkurës teksa drejtonte makinën.
Në përgjigjen e saj të bërë publike, Sara sqaroi se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik real:
“Duhet të jesh duke bërë shaka! Isha duke shijuar thjesht një udhëtim 3‑orësh vetëm, duke lëvizur me 5 km/h, nuk kishte askënd përreth. Nuk po prekja as telefonin, thjesht po vendosja disa copëza për zonën e syve për udhëtimin dhe po dëgjoja muzikë. Nuk po rrezikoj jetën time për hidratimin e syve. Ruajeni këtë zemërim për diçka reale”, shkroi ajo.
Komentuesja e kishte quajtur veprimin e Sarës si “të paligjshëm, të rrezikshëm për të dhe për të tjerët”, por Sara reagoi prerë, duke theksuar se situata ishte interpretuar gabim dhe nuk kishte aspak të bënte me ndonjë rrezik gjatë drejtimit të automjetit.

