Qielli pushtohet nga zogjtë pas tërmetit 8.8 ballë — Çfarë pritet të ndodhë

Pas tërmetit të fortë 8.8 që goditi Japoninë, qytetarët kanë vënë re një dukuri të pazakontë: tufa të mëdha zogjsh janë ngritur në ajër dhe kanë pushtuar qiellin në disa zona të vendit.

Pamjet janë filmuar nga banorët dhe janë bërë virale në rrjetet sociale.

Shumë pyesin se përse ndodh kjo pas një tërmeti. Sipas specialistëve, zogjtë kanë aftësinë të ndjejnë ndryshime të caktuara në natyrë që njerëzit nuk i dallojnë. Ata mund të ndiejnë lëkundjet e tokës përpara se ato të shihen apo ndihen, ose ndryshime në ajër dhe fushat magnetike.

Kur ndodh një tërmet i madh, zogjtë tremben, lënë vendin ku ndodhen dhe ngrihen në ajër për t’u larguar. Është një reagim i menjëhershëm për të shpëtuar.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh, por kjo herë ka marrë vëmendje të madhe për shkak të numrit të madh të shpendëve të parë në ajër pas tërmetit.