Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka zbuluar disa prapaskena interesante mbi marrëdhënien e saj me Gjestin, gjatë një lidhjeje live në TikTok.
Ajo rrëfeu se janë hasur disa herë pas përfundimit të spektaklit, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër. Për të shmangur takimet e pakëndshme, Xheneta ka ndërmarrë një hap konkret:
“Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndryshova orarin. Nuk doja të përplaseshim.”
Pavarësisht distancës që ka mbajtur, ajo tregoi se nuk ka hezituar ta urojë për ditëlindje:
“Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh. I urova suksese, por nuk më është përgjigjur. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë.”
Xheneta shtoi gjithashtu se gjatë përballjeve të rastësishme, Gjestin e ka parë të ndrojtur dhe të shoqëruar me njerëz të tjerë, duke lënë të kuptohet se ai ndjehej në siklet kur ishte pranë saj:
“Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother.”
