Helmi i bletës shëron këto lloje të kancerit në më pak se 60 minuta

Shkencëtarët kanë zbuluar se helmi i bletës dhe përbërësi aktiv i tij, melitina, janë toksikë ndaj një game të gjerë tumoresh, përfshirë melanomën, si dhe kanceret e mushkërive, vezoreve dhe pankreasit.

Në testime laboratorike, melitina ka rezultuar veçanërisht efektive ndaj dy formave agresive të kancerit të gjirit – tipit triple negative dhe HER2 të pasuruar – duke i shkatërruar qelizat kancerogjene në një kohë shumë të shkurtër, pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Ky përbërës vepron duke krijuar vrima në membranën e qelizave të kancerit dhe duke ndërprerë menjëherë sinjalet që i ndihmojnë ato të shumohen. Brenda vetëm 60 minutash nga aplikimi, efektet ishin të dukshme. Në krahasim, helmi i brumbullit nuk përmban melitinë dhe nuk pati asnjë ndikim mbi qelizat tumorale.

Këto zbulime po hapin rrugën për zhvillimin e trajtimeve të reja, të targetuara dhe më të sakta kundër formave të vështira të kancerit.