E FUNDIT/ Tërmeti 8.7 shkakton alarm tsunami në gjithë Paqësorin

Një tërmet i fuqishëm 8.7 ballë pranë Gadishullit Kamchatka në Rusi ka shkaktuar alarme dhe paralajmërime tsunami nga Azia deri në Amerikë.

Vendet më të prekura sipas parashikimeve të autoriteteve:

Rusia – vala deri në 4 m ka goditur Severo‑Kurilsk
Japonia – paralajmërim deri në 3 m, evakuime
Hawaii & Alaska – valë të rrezikshme priten mbrëmjen e sotme
Australia lindore – paralajmërim detar për rryma të forta
Zelanda e Re – në monitorim, kujdes për brigjet lindore
Ishujt e Paqësorit – Guam, Samoa, American Samoa, Micronesia në alarm
Amerika Latine – Kili, Peru, Meksikë e të tjera në vëzhgim

Autoritetet u bëjnë thirrje komuniteteve bregdetare të largohen nga zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.