Tragjike/ I riu pëson atak kardiak dhe humb jetën duke luajtur me shokët

Një 25-vjeçar ka humbur jetën pas një ataku kardiak gjatë një loje badmintoni në Hyderabad, Indi.

Viktima është identifikuar si Gundla Rakesh, djali i ish-nënkryetarit të fshatit në distriktin Khammam, Gundla Venkateswarlu. Ai punonte në një kompani private.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 20:00, në stadiumin Nagole. Një video e kapur nga kamerat e sigurisë, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin kur Rakesh po luante një ndeshje dyshe.

Të pranishmit tentuan menjëherë ta ndihmojnë, përfshirë një person që i aplikoi presione në kraharor për ta rikthyer në jetë. Megjithatë, Rakesh u shpall i vdekur në momentin që u dërgua në spital.

Rasti ka ringjallur shqetësime për rritjen e rasteve të ndalimit të zemrës tek të rinjtë gjatë aktivitetit fizik, si në palestra apo gjatë lojërave sportive.