Pas komenteve flirtuese, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen bashkë

Duket se Don Xhoni nuk po e fsheh më afeksionin për Loredanën.

Pas disa komenteve të hapur flirtuese në postimet e saj në TikTok – përfshirë edhe shprehjen “zemër je” – reperi ka habitur ndjekësit duke ndarë një video ku shfaqet pranë saj.

Në pamjet e publikuara, dyshja duken duke kërcyer bashkë nën ritmet e këngës “Ça tha”, duke rritur edhe më tej spekulimet për një marrëdhënie të ngushtë mes tyre.

Postimi vjen vetëm pak ditë pas komenteve të përfolura dhe ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjete sociale.

Ndjekësit janë të ndarë në mendime: një pjesë beson se mes tyre po lind një romancë, ndërsa të tjerë shpresojnë se bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor që pritet të jetë i fuqishëm.

Thashethemet për afrimin mes tyre nuk janë të reja. Ata janë parë shpesh bashkë në Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa burime pranë tyre lënë të kuptohet se raporti i tyre ka kaluar përtej shoqërisë.

Megjithatë, as Don Xhoni dhe as Loredana nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare, duke i lënë ndjekësit të hamendësojnë mbi natyrën e marrëdhënies së tyre – e cila, për momentin, mbetet një mister i bukur për rrjetet sociale.