Ky veprim që e bëni çdo ditë po ju dëmton zemrën — studimi i fundit ngre shqetësime serioze: Reagoni menjëherë!

Një studim i ri i publikuar në “Journal of the American College of Cardiology” ka zbuluar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, veçanërisht gjatë gjithë ditës në zyrë, lidhet drejtpërdrejt me rrezikun më të lartë për sëmundje të zemrës — përfshirë goditje në tru, infarkt dhe dështim të zemrës.

Sipas të dhënave të mbledhura nga afro 90 mijë persona që mbanin pajisje për matjen e lëvizjes për një javë, u konstatua se ata që kalonin më shumë kohë ulur kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me sëmundje kardiovaskulare në vitet në vijim — edhe nëse ushtronin rregullisht.

Gjetjet tona theksojnë qartë rëndësinë e shmangies së qëndrimit të tepërt ulur, pavarësisht nëse jeni fizikisht aktiv apo jo,” tha Dr. Ezim Ajufo, autori kryesor i studimit dhe kardiolog në “Brigham and Women’s Hospital në Boston”, për CNN.

Studimi sugjeron si prag orientues qëndrimin jo më shumë se 10.6 orë në ditë në pozicion sedentar, edhe pse theksohet se ky nuk është një kufi absolut, por një pikënisje për ndërhyrje në nivel të shëndetit publik.

Sipas ekspertëve, ushtrimet fizike në fund të ditës nuk janë të mjaftueshme për të zbutur efektet negative të një dite të kaluar ulur. “Ndonjëherë mendojmë se një vrap mund të kompensojë zakonet jo të shëndetshme gjatë ditës, por ky studim tregon se nuk është e mjaftueshme,” shtoi Dr. Ajufo.

Nga ana tjetër, Dr. Keith Diaz, profesor në Universitetin e Columbias, nënvizon se qëndrimi ulur për shumë orë redukton funksionin e muskujve që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit dhe yndyrnave në gjak. Ai sugjeron që gjatë ditës të bëhen ndërprerje të shkurtra për lëvizje, pasi edhe pak aktivitet ndihmon.

Ekspertët theksojnë se qëndrimi në këmbë nuk e zgjidh plotësisht problemin nëse nuk ka lëvizje reale. Alternativa më efektive është një tryezë me biçikletë ose rutina të vogla ecjeje gjatë ditës.

Në përfundim, edhe pse aktiviteti fizik është i dobishëm për shumë arsye, nuk duhet parë si zëvendësim për një ditë të gjatë të kaluar ulur.

Rekomandimi është i qartë: lëvizni më shpesh dhe shmangni orët e gjata pa aktivitet.