Kjo foto e një djali të vogël me sy të mëdhenj dhe buzëqeshje të ëmbël po bën xhiron e rrjetit, por a e gjeni dot kush është ai?
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Bardhi!

Fotografia është publikuar nga partnerja e tij, Sara Gjordeni, e cila e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Arsyeja e bebave të mi të bukur”.
Çifti u njoh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku lidhja e tyre u komentua me dyshim nga shumë ndjekës. Megjithatë, pas daljes nga formati, ata dëshmuan se ndjenjat ishin të vërteta dhe tashmë janë bërë prindër të një vajze, Nea.
Sara dhe Bardhi ndajnë shpesh momente të bukura familjare në rrjete sociale, duke treguar se historia e tyre ka kaluar nga dyshimet në dashuri të plotë dhe një familje të lumtur.
