Avokati i ish-policit që dhunoi kamarierin: “Edi Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit”

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar nga detyra, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai që goditi kamarierin 18-vjeçar në Vlorë.

Për emisionin “Now” në Euronews Albania, Cakrani hodhi akuza duke thënë se video e publikuar është prerë me qëllim që të sulmohet efektivi i policisë.

Kujtim Cakrani nuk la pa akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama të cilin e quajti një palaço i cili i hedh benzinë zjarrit.

Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se është e turpshme që asnjë oficer policie nuk ka vizituar në spital efektivin Ardian Isufi.

Disa persona kanë ardhur dhe kanë goditur policin pa mendje. Nuk është gjë e mirë ajo që polici duhet të kishte ndërhyrë.

E turpshme është që një oficer policie mos t’i shojë një polici në spital. Turp Drejtorit të Policisë së Shtetit, dhe turp atij palaço kryeministri që i hedh benzinë zjarrit. Video e publikuar e prerë është bërë për të sulmuar policin. Unë kam bërë publike një video.”-tha Cakrani.