Video/ Ish-konkurrentët e “Ferma & Big Brother VIP” bëhen bashkë— një projekt i ri po vjen?

Erand Sojli, Big Basta, Marjana Kondi, Ilnisa Agolli dhe Livia Brunga — emra të njohur për publikun nga spektaklet “Ferma VIP” dhe “Big Brother VIP” — janë parë bashkë këtë fundjavë në një ambient të mbyllur.

Në një video të publikuar nga Vip Magazine, ata shihen në dhoma të ndryshme dhe më pas thirren me zë: “Banorë/fermerë të gjithë në Living”.

Videoja përfundon me mbishkrimin “To be continued”, çka ka mjaftuar për të ngritur dyshime për një projekt të ri në horizont.

https://youtube.com/shorts/irVNe4tGyag?si=k9YfPY0IlICydXe_

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një format të ri reality, një bashkëpunim televiziv mes të dy spektakleve, apo thjesht për një fushatë publicitare me ish-konkurrentë të njohur. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka dhënë deklaratë publike për këtë mbledhje të papritur.

Pritet që detaje të tjera të publikohen ditët në vijim.