Reagon mësuesja kujdestare e 18-vjeçarit që u dhunua në Vlorë (FOTO)

Ngjarja e dhunës ndaj një kamarieri të ri në zonën turistike të Skelës në Vlorë ka shkaktuar reagime të forta në rrjet dhe opinion publik.

I riu, i cili u godit nga Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë, rezulton të jetë një maturant shembullor.

Përmes një komenti të publikuar nga mësuesja kujdestare e tij, mësohet se kamarieri është nxënës i klasës së njëmbëdhjetë, me nota të shkëlqyera dhe sjellje model.

Ajo shkruan se djali po punon gjatë verës për të përballuar shpenzimet e vitit të maturës dhe është një shembull i rrallë pjekurie dhe edukate në mesin e bashkëmoshatarëve të tij.

Ngjarja ndodhi në prani të dhjetëra klientëve dhe turistëve, ku pas një konflikti për një shishe uji, situata degradoi në dhunë fizike.