Këngëtari Tiri Gjoci ka reaguar për herë të parë publikisht mbi marrëdhënien e tij me Donald dhe Romeo Veshaj, pas një pyetjeje anonime në rrjetet sociale.
“Flet ende me vëllezërit Veshaj? Ka qenë një kohë që shoqëroheshit shumë me ta”, ishte pyetja që i drejtoi një ndjekës në Instagram.
Tiri u përgjigj duke konfirmuar se dikur kanë qenë shumë afër:
“Po, është e vërtetë. Ka pasur një kohë kur hanim në shtëpitë e njëri-tjetrit. Koha, profesionet dhe ndoshta interesat e ndryshme na bënë të shkëputeshim dhe të ndjekim rrugë të ndryshme. Besoj se kjo është normale. Kam respekt dhe mirënjohje për familjen Veshaj.”
Deklarata e tij vjen pas një periudhe heshtjeje dhe mungese të dukshme të kontakteve mes palëve, që për ndjekësit e vëmendshëm ishte bërë tashmë e dukshme në rrjetet sociale.
Nga ajo që kuptohet, nuk ka ndodhur një përplasje direkte, por një largim gradual për shkak të rrethanave të jetës dhe prioriteteve të ndryshme profesionale.
