Ronaldo Sharka konfirmon për herë të parë lidhjen e dashurisë (Video)

Gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, ka konfirmuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie.

Në një video të publikuar në InstaStory, ai shfaqet duke drejtuar makinën, i buzëqeshur dhe duke kënduar, ndërkohë që kap për dore partneren e tij që ndodhet në sediljen e pasagjerit.

Edhe pse momenti duket i qartë dhe i qëllimshëm, Sharka nuk ka zbuluar ende identitetin e vajzës që e shoqëron.

“Disa gjëra të bukura (shumë të bukura) nuk mbahen dot për vete. Tironsja e zemrës”, shkruan Ronaldo në videon e publikuar në llogarinë e tij në Instagram.