“Shoqëri të keqe” – Loredana i reagon Jozit, publikon foto me këtë mashkull

Loredana Brati ka postuar së fundmi një foto në Instagram ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho, e shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”.

Ky reagim vjen pak pas një interviste të Jozefin Markut, ish-banor i “Big Brother VIP Albania”, i cili në emisionin “Live From Tirana” kishte folur për marrëdhënien e tij me Loredanën.

Në intervistë, Jozi kishte lënë të kuptohej se Loredana, sipas tij, ka nisur të frekuentojë njerëz të papërshtatshëm dhe se ka marrë një drejtim të gabuar.


Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, komentet e tij u interpretuan si një referencë ndaj afërsisë së përfolur të saj me reperin Don Xhoni.