Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozefin Marku, ka reaguar për herë të parë pas zërave për një afrim mes Loredana Bratit dhe reperit Don Xhoni.
Gjatë një interviste në “Top Albania Radio”, gazetari Ronaldo Sharka e pyeti drejtpërdrejt për komentet e reperit në postimet e Loredanës në Instagram: “Dy herë i ka komentuar Don Xhoni dhe dje i la një zemër të kuqe.”
Pa u zgjatur, Jozi u përgjigj: “Mirë s’është me u përzi aty te punët e Jozit”, duke dhënë një reagim të shkurtër, por që nuk kaloi pa u vënë re.
Komenti për Don Xhonin la përshtypjen se deklarata ku zbuloi lidhjen e tij të re ishte më shumë ironike sesa serioze.
