Reperi Don Xhoni ka publikuar së fundmi në Instagram një frazë të shkurtër, por me nënkuptime: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke shtuar dyshimet se ky është një reagim ndaj komenteve të fundit të Jozefin Markut.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, la të kuptohet se nuk e sheh me sy të mirë shoqërinë e re të Loredanës.
“Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,” – tha ai, një deklaratë që shumë e lidhën si një kritikë indirekte ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një afrim mes reperit dhe Loredanës.
Ndërsa u pyet drejtpërdrejt për komentet e Don Xhonit në rrjetet sociale ndaj Loredanës, Jozi reagoi shkurt: “Mirë s’është me u përzi aty te punët e Jozit”, një koment që shtoi më tej tensionin në këtë treshe të përfolur në rrjet.
