Reagon Antonela Berisha dhe zbulon kush fshihet pas mesazheve ofenduese

Rrjetet sociale janë ndezur pas publikimit të disa mesazheve kërcënuese që dyshohet se janë dërguar nga ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha, ndaj një vajze nga Kosova.

Mesazhet përmbanin gjuhë fyese me bazë etnike dhe kërcënime serioze, duke shkaktuar reagime të forta në publik.

Por Antonela ka reaguar menjëherë, duke mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe duke akuzuar drejtpërdrejt portalin JOQ Albania për tendencë të qëllimshme ndaj saj.

Në një postim në Instagram, ajo i cilësoi mesazhet si “të gjeneruara me inteligjencë artificiale” dhe deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me to.

“Nuk e kam ves të shkruaj deklarata e të paguaj platforma si JOQ për të denigruar njerëz apo për të mos u denigruar vetë,” shkruan ajo, duke shtuar se JOQ, sipas saj, operon me standarde të dyfishta dhe qëllime të qarta për përfitime financiare.