Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të martë në zonën e Qerekës, në Krujë, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur në ambientet e biznesit të shtetasit A. S., i cili, gjatë manovrimit të mjetit, dyshohet se ka goditur vajzën e tij të mitur.
E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e rastit.
