VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit kur rrihet biznesmeni shqiptar (Video)

Janë publikuar pamje nga sherri i ndodhur mbrëmjen e kaluar në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku është dhunuar rëndë pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.

Pamjet e siguruara nga JOQ Albania tregojnë momentin e përplasjes fizike, ku dëgjohen ofendime dhe të shara, ndërsa një person – që dyshohet të jetë vetë Kasaj – shihet me fytyrë të përgjakur duke tentuar ta mbulojë atë me bluzë.

Paraprakisht dyshohet se motivi i sherrit ka qenë një denoncim që Kasaj ka bërë pranë Kryeministrit, për zaptim të hapësirave publike dhe përdorim të paautorizuar të tendave nga bizneset përreth. Ky denoncim mësohet se ka shkaktuar reagimin e dhunshëm.

Shiko videon këtu: Kujdes, pamjet janë shqetësuese!

Laert Kasaj ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rënduar.

Policia ka ndërhyrë vetëm pasi ngjarja kishte përfunduar dhe e ka shoqëruar atë me urgjencë drejt spitalit.