Krisa Caushi tregon se sa paguhet për një postim në Instagram

Krisa Caushi, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka zbuluar publikisht shumën që përfiton nga një postim i vetëm në Instagram.

E ftuar në Top Albania Radio, ajo foli për eksperiencën në reality show dhe ndryshimet në jetën e saj pas daljes nga programi.

Gjatë intervistës me gazetarin Ronaldo Sharka, Krisa u pyet konkretisht për të ardhurat që siguron nga rrjetet sociale — saktësisht për një postim të vetëm në Instagram.

Më e pakta 1500 euro,” u përgjigj ajo, duke shtuar se në disa raste, në varësi të marrëveshjes me bizneset, pagesa mund të jetë edhe mujore dhe më e lartë.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje, duke pasqyruar ndikimin që fama nga reality show-t mund të ketë në angazhimet komerciale të ish-konkurrentëve në rrjetet sociale.