Antonela Berisha përfshihet në një tjetër sherr me një vajzë

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berisha, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje verbale në rrjetet sociale me një ndjekëse nga Kosova.

Debati nisi pas një komenti në profilin e saj, ku përdoruesja nga Peja i rikujtoi episodin e përplasjes fizike me Klea Prengën vitin e kaluar, ngjarje që Antonela e kishte justifikuar si një reagim për të mbrojtur motrën.

Komentuesja kritikoi faktin që incidenti nuk u pasua me ndëshkim, duke e lidhur me mungesën e drejtësisë në Shqipëri. Në përgjigje, Antonela dyshohet se i është drejtuar ndjekëses me mesazhe private, ku ka përdorur tone të ashpra dhe ofendime personale, duke i kërkuar takim për “ta sqaruar” situatën.

Mesazhet përmbanin gjuhë denigruese dhe aludime me përmbajtje të papërshtatshme, përfshirë edhe komente me natyrë etnike.

Ndjekësja, përmes një dëshmie të publikuar nga portali JOQ Albania, ka pohuar se komenti i saj nuk kishte karakter personal dhe ishte brenda kufijve të një reagimi të zakonshëm në rrjet, duke shprehur habi për reagimin e ashpër që mori.

Antonela është përfshirë më herët në situata të ngjashme, por ngjarja e fundit ka hapur debat të ri mbi mënyrën se si përfaqësues të njohur të medias sociale i trajtojnë mospajtimet dhe reagimet publike.