Vin Veli ka ndarë së fundmi një moment të veçantë nga jeta e tij personale.
DJ i njohur publikoi një foto prekëse ku djali i tij Arbor, që ka nga lidhja me Bora Zemanin, shfaqet duke takuar vëllain e tij të vogël.
Në mbishkrimin e fotos, Vin ka shkruar thjesht “Vëllezërit” shoqëruar me një emoji fytyre me zemra, duke prekur ndjekësit me këtë imazh të ëmbël.
Vin Veli dhe Bora Zemani janë ndarë rreth 8 vite më parë, por marrëdhëniet mes tyre për rritjen e Arborit kanë mbetur korrekte.
Ndërkohë, Bora vazhdon lidhjen me aktorin Donald Veshaj, ndërsa Vin Veli ka preferuar të mbajë private jetën e tij personale.
DJ i njohur është bërë baba për herë të dytë me partneren e tij aktuale, identitetin e së cilës nuk e ka bërë publik.
Momenti i publikuar së fundmi tregon për një marrëdhënie të ngrohtë mes Arborit dhe vëllait të tij të vogël, duke emocionuar fansat e Vin Velit.


