Arbana Osmani e pranon publikisht: “Kam përdorur Ozempic!”/ Tregon gjithashtu ndërhyrjet estetike në fytyrë

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa të vërteta rreth trajtimeve estetike që ka aplikuar ndër vite.

Në një sesion pyetje-përgjigje, Arbana ka treguar hapur se ka provuar përdorimin e Ozempic për të humbur peshë, një trend i shumëpërfolur së fundmi.

Ajo ka rrëfyer se e ka përdorur këtë medikament rreth dy vite më parë, por përvoja nuk ka qenë aspak pozitive. “E kam provuar para 2 vitesh, më ka bërë shumë keq dhe nuk e bëj më kurrë,” ka pohuar ajo, duke theksuar se nuk do ta përdorë më.

Përveç kësaj, Arbana ka folur edhe për trajtimet estetike që ka kryer. Ajo ka treguar se ka aplikuar botox në zonën e ballit dhe nën sy, me qëllim reduktimin e rrudhave dhe mbajtjen e një pamjeje më të freskët.

Gjithashtu, moderatorja ka konfirmuar se ka bërë edhe filler në buzë, duke sqaruar se rezultati është natyral dhe i qëndrueshëm me kalimin e kohës.

Me këtë sinqeritet të rrallë për një figurë publike, Arbana ka preferuar të jetë e hapur me publikun e saj, duke ndarë jo vetëm sukseset, por edhe sfidat personale që lidhen me kujdesin për pamjen e jashtme.