Amber hap sfidë: “Ma sill burrin tënd një herë, po u kthye prapë te ty, unë bëhem prapë burrë!” (Video)

Transgjinorja Amber Candy ka reaguar me ironi dhe sfidë pas një episodi që ndodhi në rrugë, ku një qytetare i kishte thënë në mënyrë përçmuese: “Grua lind, nuk bëhesh”.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Amber iu përgjigj hapur kësaj deklarate, duke i drejtuar një sfidë publike autores së komentit.

“Ma sill burrin tënd një herë – po u kthye te ti, unë bëhem prapë burrë!”, u shpreh Amber në videon e saj.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku komentuesit janë ndarë mes atyre që e kanë mbështetur për guximin dhe ironinë, dhe të tjerë që kanë vijuar me kritika.