“Si vjen në Kosovë kështu?” – Veshja e Egli Takos në koncertin e fundit nxit kritika të forta (Foto)

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga koncerti i fundit ku ka marrë pjesë Egli Tako ka bërë xhiron e internetit dhe ka nxitur një valë kritikash.

Në imazhin e shpërndarë, këngëtarja shfaqet me një veshje provokuese, ndërsa ndodhet në ambient të hapur, përkrah një personi tjetër.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është vetëm stili i guximshëm i zgjedhur, por edhe komentet që e shoqërojnë pamjen, kryesisht për shkak të kontekstit ku ndodhej – në një event në Kosovë.

“Si vjen në Kosovë kështu?”, shkruan një komentues, ndërsa të tjerë kritikojnë veshjen si të papërshtatshme dhe jopërfaqësuese për një skenë publike.