“Njihuni me Zeron”- Lotina dhe Mozzik ndajnë foton me foshnjën e tyre

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik po shijojnë në heshtje një raport që dita-ditës duket më i konsoliduar.

Së fundmi, Lotina ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet me Mozzik dhe qenushin e tyre, të cilin e prezanton me përkëdheli si pjesë të “familjes”.

Në mbishkrimin e fotos ajo shkruan:
“Unë. Burri im dhe foshnja jonë – njihuni me Zeron.”