Naim Murseli shfaqet me pamje të re, ka mbjellë flokët në burg (Foto)

Naim Murseli është shfaqur së fundmi në seancë gjyqësore me një pamje ndryshe, ku dukshëm vihet re se ka kryer një mbjellje flokësh.

Pamja e tij e re ka nxitur komente të shumta në rrjetet sociale, me shumë përdorues që kanë vënë në dukje se, pavarësisht ndodhisë së rëndë për të cilën akuzohet dhe ndodhisë në paraburgim, Murseli ka gjetur kohë për një ndërhyrje estetike.

Një nga reagimet që ka marrë më shumë vëmendje është ai i këngëtares Vesa Luma, e cila ka shpërndarë një video në “Instagram Story”, ku ka shkruar:

“Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”

Ngjarja tronditëse ndodhi në fund të vitit të kaluar dhe pati një jehonë të madhe në opinionin publik, pasi hetimet zbuluan se Murseli kishte organizuar vrasjen e bashkëshortes me ndihmën e të afërmve. Procesi gjyqësor ndaj tij vijon.